Na ndiqni

Kosova

Çfarë duhet të bëjë LDK-ja, Vetëvendosje dhe PSD-ja në ditët dhe javët në vijim?

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 gusht 2018 Në ora: 20:07
Kuvendi i Kosovës

Profesori Fadil Maloku, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se si duhet të veprojë LDK-ja, Vetëvendosje dhe PSD-ja në ditët dhe javët në vijim.

Ai ka thënë se duhet të fillojnë me seancën e jashtëzakonshme më pas të debatohet për reformën zgjedhore, të nisin procedurat për reforma kushtetuese dhe të shpërndahet parlamenti.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

ÇFARË duhet të bëjë LDK-ja, VETËVENDOSJA, dhe PSD-ja, në ditët dhe javët më vijim?

1. N? një seancë të jashtëzakonshme; Të fillohet menjëherë me procedurën e shkarkimit të Presidenti Thaqi (arsyeja kryesore; tejkalimi i komptencave kushtetuese); ose me procedurë demokratike në Parlament, ose me kundërshtim të Ramush Haradinajt, ose me mocion opozitar, ose me protesta alla rumune...!
3. Të ridebatohet ideja e reformës zgjedhore. Shkaku, se Ligji Zgjedhor dhe Kushtetuta aktuale janë bërë “këmishë” tejet e ngushtë, si për; nevojat, ashtu edhe kërkesat e reja qytetare;
3. Të nisin procedurat për reforma të thella Kushtetuese, nê mënyr? që më pastaj të dalin oferta, projekte e opsione të reja politike, e socioekonomike për Kosovën. E pse jo edhe ide për dialogun e për kufizimin e ri me Serbinë; Shqipërinë (për ndonjë federatë apo konfederatë socioekonomike); Maqedoninë (për avokimin e mëtejmë të të drejtave të shqiptarëve, në mënyrë që ata atje të bëhen shtetformues, edhe de jure)
4. Si hap i fundit; duhet të shpërndahet Parlamenti aktual, i pakicës shqiptare që nuk e pati as legjitimetin e as legalitetin (moral qytetar) e duhur për vendimarrje të tilla historike! Ngase, vetëm një qeveri e shumicës shqiptare, mund të bie çfardo vendimi (a)historik.
5. Por, ka edhe diçka jopublike në gjithë këtë “xhurullti” dhe insistim t? (pa paramenduar mirë e thell?!) “korigjimit” vetëm të pjesëshëm, të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës...Është ai i “pasurive magjike”(ashtu si e ka identifikuar ekspertiza e CIA-s, ku thuhet se”Kosova ka një sasi të madhe të kromit (20 për qind të përmbajtjes totale të kromit në botë), e nikel, zink, magnez, bakër, zhivë, argjend, ari, metalet bismuthi dhe të tjera të rralla. Vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metalet janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë”....
6. Pra, në këto rrethana (të pavolitshme, gjithësesi) dhe në këtë konstelacion aktual forcash ndërkombëtare postmoderniste, nuk ka nevojë të NXITOHEMI dhe të hyjmë në transaksione të disfavorshne dhe shumë të rrezikshme, si për Kosovën ashtu edhe për rajonini. 
7. Kosova, (të paktën opozita)duhet ta ket përgjigjen e vetë unike (jo parciale) institucionale, karshi Serbisë, Brukselit dhe Washingtonit.
E ajo duhet me qenë; 
PO korigjime të padrejtësive historike, 
JO “korigjime” kozmetike, dhe pa garancione amerikane.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test