Na ndiqni

Kosova

Deputeti i LDK-së: Na more n’qaf o Elez!

Nga: Mediat shqiptare Më: 23 gusht 2018 Në ora: 20:57
Elez Blakaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Imet Rrahmani, ka komentuar për rastin e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, i cili hetonte mashtrimet me listat e veteranëve të luftës së fundit në Kosovë.

Rrahmani, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me sistemin e drejtësisë në vend, duke thënë se Blakaj “shkatërroi procesin e liberalizimit të vizave”.

“Me pas dorëzuar i nderuar një dokument qoftë edhe dhjetë mijë faqesh, e me ja pas lan një vegëz ku ishin kap gjykatësit për me e hedh poshtë aktakuzën, ishe ba “hero”, kishin pshtu manipuluesit, dhe e kishim mar edhe “liberalizimin”, sepse tash po del se ti o Elez je ai që e shkatrrove “ procesin” sepse Evropa e zbuloj se drejtësinë e paskemi mosvet keq”, ka shkruar deputeti I LDK-së.

Reagimi i plotë i Rrahmanit:

Na more n’qaf o Elez!

Po a nuk munde me i mshel sy e vesh e mos me fol? Po a nuk e dim të gjithë që ky vend vuan p?r drejtësi nga Drejtësia? Po a nuk e di edhe ti se po fole drejt je “ i pa ditur”, po insistove bëhesh “pishpirik”, e nëse rastësisht ke edhe fakte shëndrrohesh në “hajn”.

Me pas dorëzu i nderuar një dokument qoft edhe dhjetë mijë faqesh, e me ja pas lan një veg?z ku ishin kap gjykatësit për me e hedh posht aktakuzën, ishe ba “hero”, kishin pshtu manipuluesit, dhe e kishim mar edhe “liberalizimin”, sepse tash po del se ti o Elez je ai që e shkatrrove “ procesin” sepse Evropa e zbuloj se drejtësinë e paskemi mosvet keq.

Ani ani, o Elez!!!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test