Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Gjermania, kontribuuese në zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës

Nga: Mediat shqiptare Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:58
Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Komisionerin Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Komisionerin Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Bartels për progresin e Kosovës dhe për prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, duke e falënderuar shtetin gjerman për kontributin e gjithanshëm në shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin historik të forcave ushtarake gjermane që kanë shërbyer për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore jashtë Gjermanisë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, njëkohësisht, shprehu mirënjohje për angazhimin e pazëvendësueshëm të ushtarakëve gjermanë në Kosovë, Gjeneralin Hoffman, dhe pasardhësin e tij Uwe, në kuadër të misionit këshillëdhënës (NALT) për FSK-në.

“Gjermania është një prej donatorëve kryesorë në Kosovë që nga viti 1999, dhe vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme për vendin dhe për këtë u jemi mirënjohës. Kjo u dëshmua edhe me shndërrimin e kampit ushtarak në park inovativ dhe trajnues në Prizren, mundësi e mirë për rritjen e zhvillimit ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit gjerman për proceset integruese dhe euroatlantike të Kosovës, njofton kumtesa për media.

Në këtë takim u bisedua poashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për rolin e Gjermanisë në procesin e dialogut, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Bartels për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë profesionale, multietnike dhe e përgatitur sipas standardeve, i bindur se Gjermania do të luaj rol të rëndësishëm në këtë proces.

Nga ana e tij, Komisioneri Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels, duke vlerësuar progresin e Kosovës tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test