Na ndiqni

Kosova

LDK godet Thaçin, Veselin e Haradinajn për Tribunalin: Mos bëni aventura, kjo është e rrezikshme

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 19:32
ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar si të rrezikshme iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendin të Kosovës për ta zhbërë Gjykatën Speciale, e pas të cilës qëndrojnë krerët më të lartë të shtetit, Thaçi e Haradinaj.

Kujtim Shala nga kjo parti iniciativën e tillë e ka quajtur ‘tepër të rrezikshme e cila e fut vendin në aventura të paparashikueshme”.

Sipas tij ‘hapat e nxituar mund të sjellin situata të reja’ të cilat nuk janë në favor të vendit.

“LDK, si subjekti i themeluar dhe ndërtuar shtetin e Kosovës, nq asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta”, theksoi ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test