Na ndiqni

Kosova

I biri i Xhemajl Mustafës më nuk është në krye të KIESA-s

Nga: Mediat shqiptare Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:39
Besian Mustafa

Besian Mustafa, për tri vite ishte drejtor i përgjithshëm Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA.

Mustafa është i djali i Xhemajl Mustafës, veprimtarit të LDK’së, vrasësi i të cilit nuk është zbuluar ende.

Mustafa ka njoftuar se e ka përfunduar mandatin e tij të rregullt.

Ndërkohë, drejtori tjetër duhet të zgjidhet përmes konkursit.

Shkrimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,

Më nuk jam në KIESA, pas shërbimit të mandatit të plotë trevjeçar.

Këto tri vjet kam konsolliduar KIESA-n, proceset, shërbimet, dhe rezultatet e saj. Konkretisht, disa nga rezultet për tri vjet:

- Kam standardizuar procedurat e KIESA-s duke e përgatitur për certifikim me ISO standarde

- Krijimin e brendit të ri "Kosovo Ready For You" dhe i tërë materialit promovues të ri

- Përpilimi dhe funksionalizimi i Ligjit për Investime Strategjike

- Themelimi dhe funksionalizimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me USAID, SIDA dhe KfË

- Anëtarësimi i Kosovës në Programin e BE-së COSME prej EUR 2,3 miliardë drejt përkrahjes së kompanive kosovare

- Investime të huaja direkte prej EUR 816,6 milion, rritje prej +24%

- Organzimi i 9 Forumeve për Investime në Evropë për të promovuar mundësitë investive në Kosovë

- Përkrahja e 149 grave sipërmarrëse, +728%

- Organizimi i 214 vizitave të kompanive të huaja në Kosovë

- Përkahje 285 (+42%) kompanive kosovare për pjesëmarrje në 58 (+176%) panaire ndërkombëtare për të promovuar produktet, shërbimet dhe turizmin kosovar

- Themeliim i 4 zonave ekonomike, +33%

- Themelimi i 3 inkubatorëve të biznesit, +200%

- Përkrahja e 179 ndërmarrjeve me kupon këshillimi, +616%

- Përkrahja e 440 (+46%) studentëve dhe 376 ndërmarrjeve (+103%) në praktikë në punë

- Vizitimi i 1.112 kompanive vendore e të huaja për të i informuar mbi politikat dhe programet zhvillimore dhe për të raportuar kërkesat, nevojat dhe sfidat e tyre në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Falënderoj kolegët në KIESA për përkushtimin dhe punën e palodhshme për të arritur këto rezultate!

Falënderoj komunitetin e biznesit kosovar (odat, shoqatat, klubet, etj.) për bashkëpunimin drejt zhvillimit të sektorit privat kosovar.

Falënderoj të gjithë donatorët për përkrahjen financiare, teknike e morale.

Shihemi në projektet e radhës!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test