Na ndiqni

Kosova

“Punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së”, deklarata shokuese e Haradinajt që tronditi Kosovën

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 13:01
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, mbrëmë gjatë një emisioni televiziv, ka bërë një deklaratë skandaloze, po aq edhe shokuese.

Duke bërë replika me analistin Imer Mushkolaj, i cili tha se shumica e  vrasjeve që janë bërë në Kosovë kanë qenë anëtarë të LDK-së, Haradinaj i është përgjigjur se “punë e madhe që janë vra të LDK-së”.

“18 vjet askush nuk merret me rastet e vrasjeve të pasluftës. Na të gjithë e dimë që shumica e personave që janë vrarë pas luftës kanë qenë të LDK-së”, ka thënë Ymeri.

“Punë e madhe që janë vra të LDK-së”, ka qenë replika e Haradinajt.

E kjo deklaratë e Nasim Haradinajt, ka ngjallë reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë, ku nxiti reagimin e familjarëve e viktimave të vrasjeve politike dhe disa nga ata që pësuan nga këto atentate.

Beriane Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, anëtar i LDK-së i vrarë pas luftës, përmes një postimi në facebook, ka treguar ashpër ndaj Nasim Haradinajt të OVL e UÇK-së.

“Nasim Haradinaj me te thene qe je bishe...eshte ofenduse per sojin e kafsheve.  Pune e madhe nese Gjykata Speciale arreston disa persona te UCK edhe ashtu e perjetojme nje Nentor te Dyte, mas luftes kunder Milloshit”, ka shkruar Beriane Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Beriane Mustafa, ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të distancohet publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt, i cili mbrëmë bëri një deklaratë skandaloze, duke thënë “Punë e madhe që janë vra të LDK-së”.

“Kryeminister Ramush Haradinaj, po te drejtohem si ish komandante i UCK, nese nuk distancohesh publikisht nga fjalet e Nasim Haradinajt( qe mund ta kesh edhe familjar), atehere po e marre qe je ne vije me te. Nese OVL e UCK nuk e shkarkon prej pozite Nasimin, atehere kjo nenkupton qe edhe ata jane ne mendim te njejte me te. Mos harroni qe ne mesin e te vrarve me motive politike te veprimtarve te LDK, disa prej tyre kane qene pjese e UCK”, ka shkrua Mustafa në rrjetin social facebook, përcjellë “Bota sot”.

Po ashtu, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nip i kolonel Tahir Zemajt, përmes një postimi në facebook, ka shpërthyer ndaj Nasim Haradinajt, pas deklaratave shokuese të këtij të fundit.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test