Na ndiqni

Kosova

Anëtarë të LDK-së, deputet e veprimtarë nderuan dhe kujtuan ish-deputetin Agim Kikaj

Nga: Mediat shqiptare Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:41
LDK te varri i Agim Kikajt

Janë bërë një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shprehu ngushëllime për familjen Kikaj dhe gjithë qytetarët e Podujevës dhe Kosovës.

Beqiri tha se kemi humbur një mik të madh dhe Agim Kikaj jo vetëm që po i mungon familjarëve por të gjithëve.

Beqiri ndryshe u shpreh: “Të jenë krenar me atë që Agimi ka bërë për ne por edhe me familjen e mrekullueshme që ka lënë pas”.

Agim Kikaj me sjelljen e tij shembullore dhe gjithë punën e kontributin për Kosovën ka lënë gjurmë të pa shlyeshme për ne.

Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test