Na ndiqni

Kosova

Mbahet edicioni i gjashtë i garave me biçikleta 'Siguria në rrugë'

Më: 18 maj 2018 Në ora: 06:50
Foto arkiv

Këtë vit për herë të gjashtë me radhë organizohen garat republikane në ngasjen e biçikletave të nxënësve të shkollave fillore nga mbarë vendi në kuadër të Rivistës shkollore "Siguria në rrugë”. 

Ky aktivitet edukativo mësimor në vendin tonë zhvillohet nga Kolegji i Shkencave te Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe me përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë dhe Policia e Kosovës. 

Aktivitetet në kuadër të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë” janë forma e vetme zyrtare e garave me biçikleta në Republikën e Kosovës. Këto gara zhvillohen me nxënës të gjitha niveleve të shkollimit dhe me shkolla nga të gjitha komunat e vendit. 

Shkollat pjesëmarrëse sikurse më parë janë përzgjedhur nga MASHT-i dhe secila shkollë do të përfaqësohet me nga tre nxënës nga klasat 6,7 dhe 8. 

Nxënësit do të garojnë në garat me biçikleta ata do të tregojnë njohuritë e tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut përmes shkathtësive teknike në ngasjen e biçikletës. 

Pas analizimit të rezultateve të nxënësve do të shpallen edhe kampionët e Kosovës në Edicionin e gjashtë të Rivistës shkollore "Siguria në rrugë". 

Zhvillimi i aktiviteteve të tilla bëhet në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me MASHT-in, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës. 

Këto aktivitetet zhvillohen në kuadër të Planit të veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë dhe janë kërkesë edhe e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi është paraparë edhe një hapësirë për aktivitete argëtuese për publikun.  

Aktivitetet me nxënës kanë filluar nga pranvera e vitit 2013 dhe zhvillohen çdo vit rregullisht. 

Garat Republikane me biçikleta “Siguria në Rrugë” mbahen sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test