Na ndiqni

Kosova

LDK mban tryezë për të dëgjuar perspektivën e shoqërisë civile

Nga: Mediat Shqiptare Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:41
LDK

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot organizon tryezë diskutimi për të dëgjuar perspektivën e përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me disa çështje nëpër të cilat po kalon politika dhe institucionet e Kosovës.

Kjo parti vlerëson se tryeza të tilla janë një formë e re e përfshirjes së rregullt të shoqërisë civile në proceset konsultative politike.

Çështjet për të cilat LDK-ja do të dëgjojë perspektivën e shoqërisë civile janë:

Sfidat me të cilat po ballafaqohet Kuvendi i Kosovës në realizimin e mandatit të tij përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës.

Qasja që duhet ndjekur nga forcat politike karshi krizës politike dhe institucionale në të cilën gjenden institucionet e vendit.

Rolin që duhet të luajë GP-LDK, si grupi më i madh parlamentar, në këtë situatë.

Vlerësimet e shoqërisë civile se si të promovohet transparenca, llogaridhënia dhe etika në politik-bërje, me qëllim që gradualisht të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione publike dhe në demokraci.

Tryeza do të mbahet nga ora 11:00.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test