Na ndiqni

Kosova

PDK: Zgjedhjet po bashkojnë të rinjtë e devotshëm

Më: 13 maj 2018 Në ora: 15:14
Takimet e PDK-së

Zgjedhjet e brendshme të Rinisë Demokratike, kanë vënë në veprim grupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke përcjellë punën e kuvendeve zgjedhore, anë e kënd vendit, me tubime dhe debate të brendshme rreth këtij procesi të rëndësishëm partiak.

Kështu thuhet në një komunikatë të PDK-së, ku njoftohet se nga fillimi i këtij aktiviteti të rëndësishëm për zgjedhjen e organeve të reja të Rinisë Demokratike, janë mbajtur mbi 570 takime zgjedhore, në nivel seksionesh, nëndegësh dhe degësh.

Sipas PDK-së, këto angazhime në të gjitha nivelet e Rinisë Demokratike, kanë dëshmuar dhe rikonfirmuar vitalitetin, përkushtimin dhe organizimin e mirëfilltë të rinisë dhe strukturave të tjera për vlerat e mirëfillta të PDK-së, në Dekadën e re.

“Në këtë drejtim, deri më tani kanë qenë angazhuar, me pjesëmarrje, votim dhe procese tjera brenda Rinisë Demokratike, mbi 15.000 të rinj, të cilët mbështesin, përkrahin dhe zotohen për promovimin e vlerave të Partisë Demokratike dhe vizionit të saj, Dekada e re. Të rinjtë që përcjellin vazhdimësinë e vlerave më të mira dhe më shembullore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe organeve legjitime që dalin nga procesi demokratik zgjedhor brenda Rinisë Demokratike, janë garancë e fuqizimit të organeve të partisë shtetformuese, shtetndërtuese, me vizion të qartë me besim, zhvillim dhe integrim. Me këtë proces të brendshëm demokratik, të rinjtë kanë përzgjedhur dhe vijojnë këtë proces zgjedhor, duke çuar përpara këto vlera të tyre, brenda PDK-së, si forcë e jashtëzakonshme politike, duke dhënë përgjigje dhe dalë përball dhe ofruar zgjidhje për sfidat e të rinjve dhe vendit, në Dekadën e re. Procesi zgjedhor, br enda Rinisë Demokratike, si asnjë herë më parë, ka mbledhur të rinjtë më të devotshëm në çdo cep të Kosovës, duke u zgjedhur dhe duke u bërë kandidat për t’u zgjedhur brenda strukturave me bindjen e thellë se Dekada e re që promovon besim, zhvillim dhe integrim, është rruga e së ardhmes për ta dhe vendin tonë, Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

PDK thotë se procesi i brendshëm zgjedhor, i nivelit lokal i Rinisë Demokratike, do të përmbyllet me Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, duke fuqizuar rininë në marrjen e përgjegjësive, përfaqësim dhe si pjesë e procesit, vlerave dhe vizionit të Dekadës së re, të Partisë Demokratike të Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test