Na ndiqni

Kosova

Rrjeti i OJQ-ve i reagon kryetarit të Podujevës

Nga: Mediat shqiptare Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:13
Sipas kësaj OJQ-je anëtarja e propozuar nga kryetari Agim Veliu dhe e zgjedhur sot në emër të shoqërisë civile, Donjetë Sheqiri nuk përfaqëson shoqërinë civile në komunën e Podujevës dhe nuk është e nominuar nga shoqëria civile .

Rrjeti i OJQ-ve në Podujevë “Demokracia Fillon Këtu” kundështojnë emërimin e një anëtari të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të komunës së Podujevës.

Sipas kësaj OJQ-je anëtarja e propozuar nga kryetari Agim Veliu dhe e zgjedhur sot në emër të shoqërisë civile, Donjetë Sheqiri nuk përfaqëson shoqërinë civile në komunën e Podujevës dhe nuk është e nominuar nga shoqëria civile .

“Demokracia fillon këtu” në një komunikatë thotë se Sheqiri është  anëtare aktive  e LDK-së, e cila ka marrë pjesë  në zgjedhjet e fundit si kandidate për asamble si pjesë e LDK-së, dhe si person politik nuk mund të përfaqësoj shoqërinë civile.

“Ne jemi të zhgënjyer me veprimin e kryetarit Agim Veliu, i cili edhe përkundër faktit se kishte një memorandum të nënshkruar gjatë vitit 2017, me Rrjetin e OJQ-ve, ‘Demokracia Fillon Këtu’ me të cilin zotohej se, do të njihte rolin e shoqërisë civile në nivel lokal ai vendosi që të injorojë propozimin e shoqërisë civile dhe mediave lokale duke propozuar militant partiak të tij, me tendencën për ta kamufluar si përfaqësues të shoqërisë civile”, thuhet në komunikatë.

“Ne nuk do te pranojmë në asnjë mënyrë që z.Veliu, ta politizoj sektorin e shoqërisë civile në nivel lokal edhe ashtu në konsolidim e sipër dhe iu bëjmë thirrje të gjitha OJQ-ve, aktive, që të ngrenë zërin e tyre kundër kësaj tendence”.

Sipas komunikatës veprimet e  Veliut  flasin për mungesën e vullnetit  politik, për të siguruar ambient të përshtatshëm për aktivitet të shoqërisë civile që për objektiv kanë transparencën dhe llogaridhënien.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test