Na ndiqni

Kosova

Haradinaj-ministrave: Mos i neglizhoni detyrat tuaja

Nga: Mediat Shqiptare Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:00
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës, ka miratuar draft strategjinë e komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian për vitet 2018-2021.

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha tha se kjo strategji si çështje kryesore trajton komunikimin në mbështetje te integrimin evropian. 

Hoxha: Synojmë statusin e kandidatit në vitin 2020

“Në kontekstin e prioriteteve të Qeverisë, e bazuar në programin e Qeverisë, Kosova synon marrjen e statusit kandidat  për anëtarësim në BE deri në vitin 2020. Por gjithashtu strategjia si qëllim primar, ka për qëllim edhe komunikimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe pastaj dhe zbatimin e MSA-së. Duke marrë parasysh këto orientime, është evidente që duhet të komunikohet  në mënyrë strategjike me publikun shoqërinë civile, palët e interesuara dhe partnerët ndërkombëtar. Pra duke  ditur se jemi në një proces shumë të rëndësishëm të finalizimi të procesit të liberalizimit të vizave, gjithashtu dua të shtoj se para jush e keni një dokument që është përgatitur dhe kisha kërkuar nga të gjithë ne që të jemi të vëmendshëm në takimet e ardhshme me partnerët tanë ndërkombëtar që mesazhi që japim te qëndroj brenda këtij dokumenti të përgatitur para ne sh”, tha ajo.

Ministrja Hoxha po ashtu e ka informuar kabinetin qeveritar, për zbatimin e prioriteteve të agjendës evropiane. Hoxha  foli për  aktivitetet prioritare, që duhet të përfundojnë gjatë muajit maj.

Shumica nga këto aktivite sipas saj  janë detyrime të dala nga zbatimi i agjendës për reforma evropiane.   Ndërsa kërkoi  vëmendje nga ministrat që këtë muaj të bëhet progres në disa fusha.

Hoxha: Të luftohet ekonomia  jo formale

“Veprimi tjetër është të miratohet në Qeveri plani i veprimit për zbatimin e strategjisë për luftimin e ekonomisë jo formale dhe të përfundohet vlerësimi i resikut për sektorin e OJQ ve...Veprimi i radhës, është sigurimi i buxhetit në kuadër të KASH-it 2019-2021 për transferimin e  inspektorëve nga niveli komunal në AVUK. Transferimi i inspektorëve nga komunat në AVUK është prioriteti kryesor në kuadër të sektorit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore që ka Kosova”, tha ajo .

E kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat e tij t’i kryen detyrat në resorët e tyre dhe të mos i neglizhojnë ato.

Haradinaj: Mos i neglizhoni detyrat tuaja

“Koleg jemi në periudhat më kritike, të bashkëpunimit tonë me BE-në. Dakordimi për liberalizim të vizave, nuk është vetëm liberalizim të vizave. Është shprehje e pajtimit me të arriturat tona. Dhe në këtë kohë vërtetë detyrat që i keni në resor,  mos i neglizhoni. Iu kisha lut si koleg,  merrni seriozisht. Interesohuni në resor tuaj çka janë detyra që mund të jenë menjëherë sinjale të mira për vlerësim që na bëhet nga Komisioni evropian por dhe nga qeveritë veç e veç. Janë disa shtete që janë shumë  më të rezervuara në veprime,  pro qoftë  zgjerimit , qoftë liberalizimit të vizave, qoftë temat tjera. Edhe Kosova duhet me ba kujdesin maksimal në këtë drejtim...Duhet me vazhdu me punën tonë në luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit”, tha ai.

Haradinaj po ashtu u shpreh i bindur që këtë vit, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.

Haradinaj: Jam i bindur se këtë vit do të lëvizim pa viza

“Jam thellë i bindur se këtë vit do ta realizojmë të drejtën tonë për lëvizje të lirë. Është opsionale mirëpo duhet me mbet të fokusuar në punë. Tani së shpejti në qershor, do të marrim kofirmimin e përmbushjes së kritereve. Mirëpo ne nuk duhet me u ndal. Ne duhet të vazhdojmë dhe më tutje në temat kyçe”, tha ai.

Haradinaj ka folur dhe për Ligjin për Policinë. Ai tha se Qeveria e ka marrë seriozisht këtë temë.

 Haradinaj: E kemi marrë seriozisht këtë temë

“Është një punë dinamike e mëhershme, me një ligj për policinë që i afrohet ligjit për ushtrinë. Mirëpo ka pasur një pauzë për mos aprovim të këtij ligji. Duhet me ri kthy këtë diskutim dhe njëherë me pa si do të veprojmë. Për mos me ba premtime shumë e pastaj me u vonu në zbatim, pra e kemi marrë seriozisht këtë temë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Qeveria  ka miratuar dhe nismën për negocimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore  10, faza 2 segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test