Na ndiqni

Kosova

Veseli: Liberalizimi do të ndodh në fund të vitit, rinia të qëndrojë këtu

Nga: Mediat Shqiptare Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:11
Kadri Veseli gjatë një bashkëbisedimi me studentët

Liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret të cilat janë dashur për të lëvizur lirshëm.

Kështu tha  kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Kolegjit UBT.

Kreu i Kuvendit që mori pjesë në Kolegjin UBT ku po mbahet konferenca “Free Market Road Show”, që sivjet për moto ka “Values, What Values?”, u shpreh se ajo që tashmë i duhet vendit është që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë.

Veseli: Rinia si ju të qëndrojë dhe të jetojë këtu  

"Ajo që i duhet më së shumti Kosovës është që rinia si ju të qëndroj dhe të jetojë në Kosovë dhe jo të mendoj që ta gjejë mënyrën e jetesës jashtë vendit. Kjo fuqi e cila është aktualisht e resurseve tona humane duke arritur ta mbrojmë e ta ruajmë këtu në Kosovë ne mund ta zhvillojmë pikërisht në temën për të cilën jemi duke folur iniciativa e tregut të lirë, e cila nuk ka alternativë tjetër. Kjo për arsye se Kosova si shtet demokratik, si shtet liberal ka vetëm iniciativën private si shtysën më të madhe të lirisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.

Sipas Veselit Kosova ka nevojë për reforma të mëdha ekonomike, ndërsa në të njëjtën kohë ai tha se janë duke i bërë ato.

Rektori i UBT, Edmond Hajrizi, tha se për kolegjin që ai e drejton gjithherë ka qenë i qartë propozimi i vlerave.

Hajrizi: Ka qenë gjithherë e qartë propozimi i vlerave kur kemi filluar

“Për UBT ka qenë gjithherë e qartë propozimi i vlerave kur kemi filluar, do të thotë a ka mundësi të zhvillojmë, dizajnojmë një sistem akademik në vendet në tranzicion duke u bazuar në praktikat më të mira në botë dhe në standardet ndërkombëtare....Me 15 mijë studentë dhe 600 staf krijojmë një vlerë dhe ato vlera gjenerohen mandej edhe integrohen në sistemin tonë në Kosovë edhe ndërkombëtarisht, duke dizajnuar sisteme të ndryshme që krijojnë qëndrueshmëri, rritje ekonomike, stabilitet, siguri, digjitalizim, inovacion, ndërmarrësi dhe shumë tema të tjera shumë të rëndësishme”, tha ai. 

Në anën tjetër, nga Qendra Ekonomike Austriake Frederico Fernandez, tha se këtë vit do të diskutohet për çështjen e vlerave, pasi sipas tij shumë nga krizat me të cilat përballet dhe do të përballet Evropa në të ardhmen e afërt lidhen me vlerat.

Fernandez: Shumë nga krizat me të cilat përballet Evropa lidhen me vlerat

“Qendra Ekonomike Austriake (AEC) është organizatori kryesor i Free Market Road Shoë. Kjo është hera e dytë që ne vijmë në Kosovë në këtë universitet dhe jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës që jemi këtu dhe shpresojmë se do të vijmë këtu shumë herë në të ardhmen. Këtë vit, Road Show do të jetë në gjithsej 40 qytete dhe ideja e këtij edicioni nuk është vetëm për të diskutuar gjëra të zakonshme që lidhen me ekonominë dhe filozofinë  e tregut të lirë, do të diskutojmë gjithashtu për çështjen e vlerave sepse mendojmë se shumë nga krizat me të cilat përballet dhe do të përballet Evropa në të ardhmen e afërt lidhen me vlerat”, tha ai.

Konferenca “Free Market Road Show”, që sivjet për moto ka “Values, What Values?”, është organizuar nga Qendra Austriake për Ekonomi, UBT, ACRE e LIPR.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test