Na ndiqni

Kosova

‘Goranët meritojnë ta kenë komunën e tyre’

Nga: Mediat Shqiptare Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:25
Ramush Haradinaj për Ditën e Goranëve në Brod të Dragashit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi me rastin e Ditës së Goranëve në Brod të Dragashit, se krijimi i një komune të re, asaj të Gorës, nuk është humbje për shqiptarët, por u mundëson këtyre njerëzve të jetojnë dhe t’i kenë mundësitë për jetë.

Ai tha se simbolika e kësaj feste është e ngjashme me plotë rajone të tjera të vendit. 

“Jam përkrahës i një komune në Gorë që jeta të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.  Kemi biseduar për mënyrën e jetesës për temat se çka mund të bëjë qeveria nacionale. Kjo është iniciativë e deputetit të nderuar Adem Hoxha, që është deputet goran në parlamentin e Kosovës dhe kam ardhur këtu me propozimin e deputetit që të informohem për gjendjen dhe proceset këtu", tha Haradinaj. 

Ndërkaq deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha e falënderoi kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, derisa shpjegoi para të pranishmëve mënyrën e festimit të kësaj dite.

Dita e Goranëve është festë që simbolizonin bashkimin, harmoninë dhe mirëqenien. Në këtë manifestim u tha se kjo festë është edhe dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta, për ta ndërtuar shtetin e Kosovës. 

Gjatë vizitës në Brod ta Dragashit, kryeministri Haradinaj bashkëbisedoi me qytetarë të shumtë të kësaj ane. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test