Na ndiqni

Kosova

Deda: Demarkacioni po bëhet kusht kyç që Kosova të avancojë drejt BE-së

Nga: lajmi Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:06
Deputeti i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se Kosova e ka rrugën e komplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Deda i cili është edhe themelues i subjektit politik ‘Alternativa’,  duke folur për synimin e Qeverisë së Kosovës e cila në programin qeverisës parasheh që deri në vitin 2021 të marrë statusin e vendin kandidat për anëtarësim BE, ka thënë se Kosova mbetet ende larg plotësimit të përmbushjes së reformave.

Deda në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se Kosova ka plotësuar vetëm 2 nga 22 prioritetet për vitin 2018.

Ai ka vlerësuar se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për Kosovën po bëhet kusht kryesorë nga vendet perëndimore që Kosova të ecë drejtë anëtarësimit në BE. Po ashtu, sipas tij, përfundimi i dialogut me Serbinë në vitin 2019 me një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të hapte rrugë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat nëse përfundojë  reformat e dala nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).

“Kemi çështjen e pazgjidhur të demarkacionit i cili po bëhet dalë nga dalë kërkesë kyçe e vendeve perëndimore që Kosova të avancojë  tutje drejtë BE-së dhe dialogun më Serbinë, i cili në qoftë se përfundon në vitin 2019 me një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore ajo marrëveshje mund të hapte rrugë që Kosova ta merrte statusin e kandidatit, por jo pa i përfunduar reformat që kërkohen e që dalin nga MSA”, ka thënë Deda për lajmi.net.

Ai ka treguar se përveç vendimit politik nga BE, ky institucion vlerëson edhe reformat e bëra nga një vend që aspiron anëtarësimin.

“Kosova  momentalisht nga 22 prioritete që është dashur të përmbushen deri në vitin 2018, i ka përmbush vetëm 2, dhe kjo e dëmton pozitën Kosovës në këtë moment pozitën për statusin e kandidatit”, ka theksuar Deda.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test