Na ndiqni

Kosova

Kryesia e LDK-së, nesër homazhe te varri i Fehmi Aganit

Nga: I.J Më: 5 maj 2018 Në ora: 20:21
Fehmi Agani

Në përvjetorin e 19 të vrasjes afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe të Prof. Fehmi Aganit, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nesër, me 6 maj (e diel), në orën 11:00, bën homazhe te varri i tij, te varrezat e qytetit në Prishtinë.

Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Dega e LDK-së në Mitrovicë shënon 28 vjetorin e themelimit. Manifestimi mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në orën 19:00./BS

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test