Na ndiqni

Kosova

Nis zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinës në Veternik

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 maj 2018 Në ora: 13:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka nisur zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinës, në Veternik me gjatësi prej 550 metrave dhe që do të kushtoi 795 mijë e 88 euro.

Zgjerimi i këtij aksi rrugor u vlerësua se do të ndihmojë shumë në lehtësimin e trafikut. Ky projekt pritet të përfundojë brenda 55 ditëve.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nisjen e punimeve të zgjerimit të kësaj rruge e ka quajtur me impakt të madh për qytetarët por edhe të lidhjes së korridoreve.

Lekaj po ashtu tha se janë zotuar për të bashkëpunuar me shumë niveli qendror dhe komuna e Prishtinës, pasi ka munguar më parë.

Lekaj: Zgjerimi i kësaj rruge do të ketë impakt pozitiv për qytetarët

“Sot po e fillojmë zgjerimin e rrugës, të aksit rrugor nacional N25.2 që ka impakt pozitiv për qytetarët e Prishtinës, për qytetin në përgjithësi por edhe për lidhje të korridoreve. Ne jemi zotuar që kudo që është kërkesa në bashkëpunim me kryetarin e komunës të bashkëpunojmë dhe të jemi në shërbim të qytetarët sepse deri me tani nuk ka pasur një bashkëpunim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Prishtinës. Jemi zotuar që bashkërisht do t’i zgjidhim të gjitha kërkesat sa i përket infrastrukturës rrugore. Zgjerimi i kësaj rruge do t’i ketë katër korsi dhe do të punohet e tërë infrastruktura nëntokësore”, tha Lekaj.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vlerësoi se më përfundimin e zgjerimit të kësaj rruge do të lehtësohet qarkullimi i komunikacionit në këtë pjesë të hyrjes në qytetin e Prishtinës.

Ahmeti tha se për zgjerimin e kësaj rruge komuna e Prishtinës ka bërë kërkesë qysh moti për shkak të qendrave tregtare që gjenden aty dhe tollovisë që është krijuar në këtë hyrje.

Ahmeti: Ndërtimi i disa rrugëve do ta përmirësoj dukshëm trafikun në Prishtinë

“Me ministrinë kemi filluar diskutimet për disa rrugë të cilat do ta përmirësojë trafikun, kjo është vetëm pjesa e parë që fillon. Me pastaj natyrisht se do të bëhet edhe ndërtimi i urës së re sepse edhe aty ekziston një ngushticë, pra në hyrje të Prishtinës, e po ashtu tashmë e dini që me Qeverinë jemi dakorduar që të kërkojmë një kredi nga BERZHI për unazën e qytetit që është pak më lartë këtu që pastaj na lidhë me rrugën për Besianë dhe po ashtu kemi diskutuar në rrugën në Veternik ku ka ndodhur shembja e dheut që aty të fillojnë punimet për rrugën A, sepse ajo lidhë lagjen e Kalabrisë me Matin 1. Jemi në përfundim të rrugës “Richard Hollbrok”. Me të gjitha këto rrugë, një pjesë e madhe brenda vitit do të përfundojnë, ndërsa unaza është projekt tre vjeçar, do ta përmirësojnë dukshëm trafikun në Prishtinë.

Edhe Ahmeti theksoi se për vitet e ardhshme kanë një dakordim me Qeverinë që të ndihmojë me projektet sepse vetëm me buxhetin e Prishtinës vështirë të përfundojnë projektet infrastrukturore.

Punimet për zgjerimin e kësaj rruge do t’i kryej kompania “RSM Company”, Sh.p.k.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test