Na ndiqni

Kosova

Haradinaj priti në takim Auditorin Gjeneral të Polonisë

Nga: Mediat shqiptare Më: 4 maj 2018 Në ora: 16:54
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në takim Auditorin e Gjeneral të Polonisë, Krysztof Kwiatkowski dhe Bujar Leskaj, nga Institucioni Suprem i Auditimit të Shqipërisë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar punën që bënë Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, njëkohësisht  ka falënderuar Këiatkoëski për mbështetjen që Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë i ka dhënë ZKA-së  në ngritjen e kapaciteteve profesionale sidomos në auditimin e ndërmarrjeve publike.

Kryeministri Haradinaj, në veçanti ka shprehur falënderimin e tij për shtetin e Polonisë dhe të Shqipërisë për mbështetjen e pa rezervë për Kosovën që nga koha e luftës dhe në fazat tjera të shtet-ndërtimit.

Sipas një komunikate, ky takim u zhvillua në margjinat e mbylljes së projektit të binjakëzimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Britanisë së Madhe.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test