Na ndiqni

Kosova

Familjet e shtetasve turq të deportuar kanë paditur Qeverinë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 16:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot duke komentuar të gjeturat rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka thënë se familjet e të deportuarve kanë paditur Qeverinë e Kosovës për mos respektim të të drejtave të njeriut.

Edhe pse ai tha se kanë filluar një hetim të brendshëm për atë ngjarje, shumica e materialit nuk bëhet publike.

Haradinaj: Familjet e shtetasve turq të deportuar, kanë paditur Qeverinë

“Deportimi i shtetasve turq, tani unë kam dëgjuar se familjet kanë paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës, për mos respektim të të drejtave të tyre të caktuara në bazë të ligjeve të Kosovës. Ne po ashtu kemi filluar një hetim të brendshëm. Hetimi që vjen prej AKI-së, shumica e materies nuk është publike, mirëpo e kemi marrë seriozisht atë temë. Pra, e kemi drejtuar seriozisht”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, për fillimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale ndaj pesë ish-ministrave, ku tre prej tyre janë ministra të kabinetit qeverisës aktuale, lidhur me katër hidrocentrale në privatizimin e distribucionit të energjisë nga KEDS, kryeministri Haradinaj ka pranuar se ka hetime të tilla, por tha se ky hetim nuk ka të bëjë për keqpërdorime gjatë punës së kësaj qeverie, mirëpo, siç tha ai, janë vepra të së kaluarës.

Megjithatë, ai tha se është i hapur për çdo hetim ndaj çdo kujt dhe presin epilogun e këtij hetimi nga sistemi i drejtësisë.

Haradinaj: Unë jam i hapur që të ndodhin hetime ndaj çdo kujt

“Kredibiliteti është çështje e diskutueshme gjithë kohën, tani këta nuk janë të akuzuar për vepra në këtë Qeveri. Kjo megjithatë, është e vërtet se qëndron, pra, nuk po bëhet fjalë që dikush sot në punë e ka keqpërdorur pozitën e tij ose përgjegjësitë e tij ligjore. Janë vepra nga e kaluara ose hetime nga e kaluara. Unë jam i hapur që të ndodhin hetime ndaj çdo kujt, ndoshta edhe ky është një lajm interesant se hetimet po ndodhin ndaj të gjithëve, askush nuk është imun ndaj hetimeve, është një porosi e mirë për ligjin”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Kryeministri ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për rastin e PTK-së, i cili tha se është një lajm i mirë, që Gjykata e Arbitrazhit i ka dhënë të drejtën Kosovës në kontestin që ka pasur me kompaninë “Axos”.

Me këtë vendim, Haradinaj tha se Kosova ka shpëtuar prej një dëmi potencial të madh financiar.

Kosovapress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test