Na ndiqni

Kosova

Rexhep Selimi: Në Vetëvendosje po vazhdon debati që shpejt do të ketë epilog

Nga: klankosova Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:42
Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në partinë ku ai bën pjesë.

Selimi duke marrë shkas se këto komente i bëri në ceremoninë përkujtimore të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij ka thënë se nuk do të flasë shumë lidhur me këtë çështje.

“Sot kemi shkas tjetër, është dita e dëshmorëve, qëllimi i dëshmorëve është më i rëndësishëm se një debat i brendshëm”.

“Po vazhdon një debat që së shpejti do të ketë një epilog”, ka thënë Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Selimi nuk ka dashur t’i komentojë grafitet e sotme  “S’ka BABË, ka ide” që vijnë pas zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje.

“Nuk i komentoj se nuk jam në dijeni”.

Por deputeti i Vetëvendosjes ka insistuar se krejt këto zhvillime brenda Vetëvendosjes pasqyrojnë vetëm një debat të brendshëm.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test