Na ndiqni

Kosova

Orange e interesuar për investim në Telekomin e Kosovës

Nga: KosovaPress Më: 3 maj 2018 Në ora: 17:30
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zyrtarë të lartë të kompanisë franceze të Telekomit Orange

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zyrtarë të lartë të kompanisë franceze të Telekomit Orange, kryesuar nga Claude Bartolone, të cilët kanë shprehur interesim për investime në Telekomin e Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e kësaj kompanie për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në sektorin e telekomunikacionit, si një prej fushave e cila ka avancuar hovshëm përmes zhvillimit teknologjik.

Po ashtu, shefi i qeverisë së vendit përfaqësuesit e kompanisë franceze i informoi edhe për legjislacionin e favorshëm që ka Kosova për investime të huaja, konkretisht për mundësitë që ofron Ligji për Investime Strategjike, si dhe për gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Haradinaj garantoi transparencë të plotë dhe bashkëpunim për të përmirësuar gjendjen e rëndë në Telekom, duke thënë se investimi i Orange në Telekomin e Kosovës dhe bartja e përvojës së tyre në këtë fushë do të shndërrohej në një storie suksesi.

Përfaqësuesit e Kompanisë Orange shprehën gatishmërinë për të investuar në Kosovë, duke marrë shembull zhvillimin e suksesshëm të kompanisë pas privatizimit të Telekomit francez.

Ndryshe, kompania “Orange” , ish-Telekomi Francez, është kompani e privatizuar 30 vjet më parë, e cila operon direkt në 8 shtete të BE-së me 256 milionë konsumatorë në tërë botën dhe punëson 95.000 persona në Francë dhe 59.000 nëpër vende të tjera të botës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test