Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Zbardhja e rastit Ivanoviq është i pamundur edhe pa hetime në Serbi

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përgjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës është deklaruar edhe lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Haradinaj ndër të tjerash ka deklaruar se është e pamundur zbardhja e rastit të Ivanoviq është i pamundur edhe pa hetime intensive në Serbi.

“E kuptojmë edhe në bazë të ndjeshmërisë të rastit që shumë aspekte të hetimeve nuk kam të drejtë ose nuk arrijë t’i sjellë në Parlament por jam i informuar nga organet relevante që hetimet janë intensive dhe nuk është përjashtuar asnjë pistë dhe janë hetime që po ndodhin me intensitetin dhe seriozitetin e vet”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kryeministrit Haradinaj  organet shtetërore të Kosovës kanë shprehur gatishmëri për shkëmbim të informacioneve me Serbinë.

“Kemi shprehë gatishmëri të kemi shkëmbim të informacioneve me Serbinë, nuk ka pas ndonjë përparim por mbetemi të vendosur që e vërteta rreth këtij rasti edhe rasteve të tjera në Kosovë mund t’i nxjerrë të dalin në dritë. Zbardhja e këtij rasti është e pamundur edhe pa hetime intensive në Seri”, ka shtuar Hardinaj.

Gjithashtu Haradinaj ka thënë se nuk beson që dikush në Kosovë po mungon në punë rreth këtij rasti por që nuk duan të paragjykojnë ose gjykojnë në publik apo përmes mediave pasi kjo vetvetiu mund të ndikojë në hetime.

“Ndërprerja e bisedimeve ka qenë e papranueshme në atë kohë pra atmosfera e bisedimeve është dëmtuar edhe më shumë për arsye të incidentit të Marko Gjuriq. Besoj jeni në dijeni që Qeveria ka ndërmarrë veprimin që edhe I takon të paraqesë para deputetëve një platformë për bisedime me Serbinë”, ka përfunduar Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test