Na ndiqni

Kosova

Debat i nxehtë për shëndetësinë në Podujevë, PDK e VV braktisin mbledhjen

Nga: KosovaPress Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:54
Kuvendi i Komunës së Podujevës

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është debatuar për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në këtë komunë.

Në seancën e thirrur me iniciativën e 13 këshilltarëve, këshilltari i AAK-së, Patriot Rudari, si iniciues i thirrjes së seancës, para këshilltarëve ka numëruar arsyet për thirrjen e kësaj seance.

Ai tha se në institucionet shëndetësore të komunës së Podujevës nuk ofrohen shërbime cilësore dhe ka mungesë të stafit profesional-specialist mjekësor, mungesë të pajisjeve dhe mos disiplinë, ndërsa përmendi edhe mos funksionalizimin e spitalit të qytetit.

Ndërsa, në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avni Fetahu, e konsideroi të panevojshme thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shëndetësinë, pasi sipas tij institucionet shëndetësore janë duke ofruar shërbimet e nevojshme për pacientët.

Por, shefi i grupit të këshilltarëve të LVV, Fitim Haziri, tha se në institucionet shëndetësore ka parregullsi të shumta.

Edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, adresoi vërejtje për këtë sektor, duke thënë se debati për shëndetësinë po zhvillohet në kohën kur nuk ka drejtor të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, vlerësoi se seanca e jashtëzakonshme është thirrur për qëllime politike, pasi me planin e punës së Kuvendit, në seancën e muajit maj ka qenë i paraparë raporti për shëndetësinë.

Ai tha se gjendja në sektorin e shëndetësisë është e kënaqshme, por se mund të bëhet edhe më shumë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore.

Këshilltari i LVV, Blerim Maçastena, duke marrë pjesë në diskutim, shtroi disa pyetje dhe kërkoi nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Zaim Thaçi.

Ndërsa, në momentin kur drejtori i QKMF, Zaim Thaçi, doli në foltore për të dhënë sqarime, këshilltarët e PDK-së dhe LVV-së, me përjashtim të këshilltarit Maçastena, braktisën mbledhjen.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test