Na ndiqni

Kosova

Veseli pret mbështetjen e LDK-së për propozimin që Thaçi të udhëheqë bisedimet

Nga: Koha Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:28
Kadri Veseli

Platforma e kryeparlamentarit Kadri Veseli, për unitet politik propozon që udhëheqës i ekipit për bisedime me Serbinë të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaci.

Në intervistën për Rubikon, ai ka përsëritur se i qëndron prapa një propozimi të tillë.

Ndonëse thotë se është i hapur për propozime të tjera, ai pret mbështetjen e LDK-së, siç thotë ai, ashtu siç kanë bërë në procesin e marrëveshjes së Demarkacionit.

“Ka një reflektim nga një pjesë e opozitës. Lidhja Demokratike ka treguar reflektim edhe në demarkacion edhe unë besoj në këtë reflektim pozitiv”, theksoi ai.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test