Na ndiqni

Kosova

Haradinaj uron xhudistet për medaljet e fituara në Tel Aviv

Nga: Mediat shqiptare Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:54
Ramush Haradinaj

Sporti i Xhudos vazhdon të jetë më i suksesshmi për sportistët nga Kosova.

Në kampionatin evropian të mbajtur në Tel Aviv të Izraelit, dy xhudistet nga Kosova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë marrë medalje.

Gjakova arriti ta fitojë medaljen e artë pasi triumfoi në finalen në kategorinë -57 kilogramë, ndërsa Krasniqi humbi në finale në kategorinë -52 kilogramë.

I pari i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar xhudistet për fitoret e arritura.

“Një lajm i gëzueshëm, por edhe promovues për shtetin e Kosovës, na erdhi nga Tel Avivi, Izrael”.

“Shpirti luftarak sportiv i Nora Gjakovës i kurorëzuar me medaljen e artë dhe Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Xhudos, na bëri të gjithëve krenarë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që ditën e premte në Kampionatin Evropian do të ndeshet Akil Gjakova ndërsa të shtunën Loriana.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test