Na ndiqni

Kosova

Haradinaj krahason Testin PISA me kohëra të vështira, kërkon mobilizim

Nga: Mediat shqiptare Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:42
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t'i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.

“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira.

Suksese fëmijë të dashur”, ka shkruar ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test