Na ndiqni

Kosova

Haradinaj takohet me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Britanike

Nga: klankosova Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës,dhe Fiona Mcilwham

Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe ndihma e këtij vendi mik është e nevojshme edhe për proceset e tanishme nëpër të cilat po kalon Kosova, veçmas në rrugën e saj integruese.

Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë Britanike, Fiona Mcilwham.

Haradinaj, e njoftoi Mcilwham me të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor përshëndeti progresin e arritur në Kosovë dhe rajon, duke ofruar mbështetjen e plotë për angazhimin e institucioneve të Kosovës në sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe perspektivës evropiane të Kosovës.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test