Na ndiqni

Kosova

LDK-ja kërkon nga partitë të bëhen bashkë për rrëzimin e Qeverisë

Nga: Mediat shqiptare Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:35
Foto arkiv - Lidhja Demokratike e Kosoves

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për situatën politike në të cilën gjendet vendi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga partitë politike në vend që t`iu bashkohen nismës së LDK-së për një tryezë të përbashkët.

Postimi i plotë:

Situata e re e krijuar në vend, me humbjen e shumices parlamentare nga partite ne pushtet, kërkon që të kapërcejmë interesat e ngushta politike. LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë.

Ne presim nga partitë e tjera t'i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për tu dakorduar për tejkalimin e situatës.

Koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Tani koalicioni ka vetëm 52 vota në Kuvend, ndërkaq partitë opozitare kanë 68 vota.

Partitë opozitare të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës numërojnë 385 mijë vota. Ndërkaq, partitë shqiptare të koalicion qeverisës numërojnë 245 mijë vota.

Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur.

Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test