Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Të rinjtë të punësohen në bazë të kritereve, jo duke korruptuar dikë

Nga: klankosova Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:02
Ramush Haradinaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lansuar Strategjinë Sektoriale 2018-2022, si dhe Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj tha se kyçja e të rinjve në tregun e punës mbetet sfidë.

Sipas tij, shumë të rinj besojnë se nuk mund te gjejnë një vend pune për shkak të aftësimit, por duke pasur një parti ose duke e korruptuar dikë.

“Qasja e të rinjve në tregun e punës jo vetëm si strategji, por është një prej problemeve që Kosova duhet të zgjidh. Plot të rinj besojnë se nuk mund te gjejnë një pune për shkak të aftësimit, por duke pas një parti, ose duke e korruptuar dikë”.

“Sot jam i gëzuar që ministra po e fillon zbatimin e strategjisë duke i kalkuluar veprimet dhe duke qenë aty për t’i matur rezultatet”, ka deklaruar ai.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test