Na ndiqni

Kosova

Teatrin Kombëtar e vërshojnë ujërat e zeza, Gashi premton zgjidhje

Më: 5 prill 2018 Në ora: 11:18
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi gjatë inspektimit të objektit të Teatrit

Teatri Kombëtar ka probleme serioze me kanalizimin e ujërave të zeza prej kohës që është rregulluar sheshi në qendër Prishtinës.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi gjatë inspektimit të objektit të Teatrit ka thënë se  do të takohet me njerëz kompetent dhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për ta eliminuar problemin që ka kohë të gjatë Teatri Kombëtar.

Ai tha se do ta shqyrtojnë buxhetin dhe të ndahen mjete për rregullimin e problemeve që ka ky institucion i kulturës.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar  Kumrije Hoxha tha se gjendja brenda objektit është jo e mirë prej ujërave të zeza.

Ajo tregoi se një punëtor teknik i këtij institucioni kujdeset për ta zbrazur ujin që është i grumbulluar në bodrumet e Teatrit. Bodrumet e objektit të Teatrit Kombëtar kanë akumuluar një sasi të madhe ujëra të zeza, ku sipas drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj, një punëtor i Teatrit që shtatë ditë me teknikën e tij private po mundohet që ta reduktoi sasinë e ujit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test