Na ndiqni

Kosova

LDK shënon 28 vjetorin e themelimit në Obiliq

Nga: Koha Më: 24 mars 2018 Në ora: 20:46
LDK në Obiliq

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 28 vjetorin e themelimit të degës së saj në Obiliq.

Me këtë rast, kryetari i degës Mehmet Krasniqi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë gjithë këtyre viteve pa frikë e me shumë guxim punuan për zhvillimin e vendit. Poashtu në këtë 28 vjetor, kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Krasniqi kujtoi të gjithë ata që vepruan dhe punuan për LDK-në dhe Komunën e Obiliqit.

“Obiliqi do të njohë dhe respektojë vazhdimisht kontributin e armatës së tërë, të aktivistëve të LDK-së deri më sot, të atyre që u sakrifikuan dhe nuk janë më me në dhe të gjithë atyre që sot janë në front të betejës për realizimin e ëndrrës së gjeneratave falë të cilëve ne kemi një trashëgimi të mirëfilltë politike dhe historike siç është Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Në emër të kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, qytetarëve dhe veprimtarëve të Obiliqit iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Beqiri tha se LDK është subjekti i parë politik në vend dhe këtë, siç tha ai, e dëshmuan zgjedhjet e tetorit, ndërsa në Kuvendin e Kosovës LDK-ja sot është me Grupin më të madh Parlamentar.

“Ishte angazhimi i LDK-së që të votohej marrëveshja për shënjimin e pikës kufitare me Malin e Zi, marrëveshje kjo e njëjta me atë të para tre vitesh për ta mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përkrahur dhe do të vazhdojë ta përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës por gjithmonë në koordinim me miqtë tonë ndërkombëtarë”, tha ndër të tjerash Beqiri.

“Do të punojmë bashkërisht me shumë mund dhe angazhim që ta kthejmë Obiliqin dhe LDK-ja të udhëheq edhe në komunat tjera”, tha Beqiri.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test