Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Duhet të gjendet fajtori për mungesën e rrymës

Nga: KosovaPress Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:23
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbledhjen e sotme të Qeverisë e ka filluar duke ngritur një shqetësim në lidhje me reduktimet e ashpra me rrymë.

Haradinaj kërkoi sqarime nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka në lidhje me këto ndërprerje të gjata e që sipas kryeministrit po bëhen në këto kohë të ftohta.

Në deklaratën e tij Haradinaj në veçanti përmendi ndërprerjet e rrymës në komunën e Podujevës e që sipas tij duhet të gjendet fajtori për këtë.

Haradinaj: KEK, apo KEDS të gjendet fajtori për ndërprerje të rrymës

“Duhet me thënë edhe një shqetësim që është bukur me urgjencë . Ndërprerja e energjisë elektrike. Për shembull Podujeva ka gati dy ditë pa rrymë . Hiq nuk kanë rrymë , vende të caktuara, vende të tjera 6 orë, 8 orë . Duhet ministri Lluka , ministër i Zhvillimit Ekonomik duhet me hy me pa se çka është duke ndodhur . Dikush vërtetë është ka vepron gabim, në këtë gjendje, në këtë kohë kaq të ftohtë me ndërprerje kaq të gjata duhet me u gjet ku është fajtori . A është KEK a KEDSI a kush është se po bartet përgjegjësia prej njërës te tjetri  “, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Derisa Haradinaj e ka ngritur këtë shqetësim, ministri Lluka nuk ishte prezent në mbledhje.

Ai më vonë është paraqitur në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Në lidhje me mungesën e rrymës në komunën e Podujevës sot ka reaguar edhe kryetari i komunës Agim Veliu, e që sipas të cilit kjo komunë po diskriminohet në vazhdimësi nga KEDS-i.

Në anën tjetër KEDS-i dhe KEK-u për ndërprerjen e rrymës po e hedhin fajin tek njëri-tjetri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test