Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Të bëhemi bashkë dhe ta përmirësojmë arsimin

Nga: KosovaPress Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:31
Ramush Haradinaj me me përfaqësues të sektorit të arsimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka shikuar emrin në momentin që ka marrë vendim për shkarkimin e i bordit të akreditimit, derisa ka bërë ftesë që të gjithë të bashkohen për ta ndryshuar gjendjen në arsim.

Haradinj këto komente i bëri në takimi me përfaqësues të sektorit të arsimit dhe ekspert, ku propozoi që takime të nivelit të tillë të jetë mujor, dhe kronologjikisht të ndërtohet një rrugëtim i përbashkët për temën e arsimit.

“A keni ju energji, a keni guxim që këtë temë së bashku ta trajtojmë dhe për këtë temë të arrijmë sukses. Kjo temë nuk është e ministrit por është e gjithë neve. Jam i interesuar që vërtet të përballem me gjendjen e arsimit. Me këtë po iu siguroj se asnjë veprim nuk është bërë për inat të askujt, as kur u bë shkarkimi i bordit të akreditimit, nuk i kam shikuar emrin. Nëse jeni dakord ta bëjmë arsimin vetë, nëse nuk e bëjmë bashkë. Të bëhemi bashkë dhe ta ndreqim arsimin aq sa mundemi”, ka thënë ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se për temat e arsimit ka nevojë një bashkim i të gjithëve.

“Tek niveli parashkollor mbetet shqetësues pjesëmarrja e fëmijë tonë ne këtë nivel. Aktualisht pjesëmarrja është e ulët. Ndërsa me kërkesa të BE-së nevojitet që të ketë pjesëmarrje 90 përqind. Sfidë në këtë pjesë mbetet infrastruktura, kemi mungesë të çerdheve, të edukatorëve. Pjesëmarrja e fëmijëve me aftësi të kufizuara është po ashtu problem. Edhe pjesëmarrja e fëmijëve në arsimi e komuniteteve është e ulët. Politizimi i shkollave po ashtu është sfidë. Ne duhet të gjejmë një rrugë për të zgjedhur drejtorët, drejtorët duhet të hiqen nga të qenit administrator të shkollave gjatë zgjedhjeve, këtë po e them pasi që cilësia e arsimit duhet të bëhet përmes drejtorëve të shkollave dhe menaxhimit. Shumë shpejt do të vendosim një kordinator nacional i cili do të mbledhë informacionet nga të gjithë kordinatorët e tjerë. Kemi pasur një problem në mes kurrikulës dhe teksteve shkollore. Do të kemi tek ste të reja shkollore por këto duhet të jenë në vitin e addhshëm,pra do të jenë të reja dhe do të jenë të përshtatura me kurrikulen. Administrimi i përgjithshëm i testeve të maturës dhe testeve ndërkombëtare ka pasur mangësi. Testi i maturës do të mbahet në 4 regjione dhe qëllimi i kësaj është që të kemi rezultate reale. Testi PISA nuk është bërë diçka tepër, ne kemi bërë një komision, një udhëzim administrativ dhe tani jemi në fazën finale dhe sot në çdo shkollë flitet për testin PISA. Jemi duke përgatitur një strategji nacionale për shkollat profesionale. Mbetet sfidë që hniversitetet dhe kolegjet të orientohen në praktikë. Jemi në prag të anëtarësimit në KOST. Agjencioni i akreditimit, ne e kemi bërë një udhëzim administrativ dhe jemi drejt zgjedhjes së një këshilli të akreditimit të duhur”, tha ai.

Kryetari i ASHAK, Nexhat Daci, ka thënë se dobësimi i arsimit ka ndodhur si pasojë e dobësimit të universitetit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test