Na ndiqni

Kosova

Haziri paralajmëron mocion mosbesimi për qeverinë

Nga: Klan Kosova Më: 25 tetor 2017 Në ora: 18:31
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar mocion mosbesimi për qeverinë e vendit, duke nënvizuar se është çështje ditësh kur kjo gjë do të ndodhë.

Në Info Magazin ai ka deklaruar se zgjedhjet e fundjavës që lamë pas e kanë konfirmuar LDK-në si parti të parë në vend, gjë që do të ketë implikime në nivele të ndryshme, duke theksuar se në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës është në rënie të lirë.

“Të gjithë fitojnë me ne. LDK-ja ka fituar dhe të gjithë fitojnë nga pak me fitoren tonë. Ne kthehemi në krye vetëm përmes pushtetit lokal. Këtë e kemi bërë edhe paslufte. Kështu pati ndodhur edhe atëherë. Rezultati të cilin morëm nuk është maksimal. Do të punojmë që ta rrisim veten, pasi na janë dashur dhjetë vjet për ta rikuperuar dëmin e vitit 2006”.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test