Na ndiqni

Kosova

Haradinaj uron 7 Marsin, kujton arsimin paralel

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:44
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar mësuesit me rastin e ditës së tyre, 7 Marsit. Haradinaj me këtë rast ka kujtuar kohën kur zhvillohej arsimi paralel në Kosovë, duke thënë se ky është një rast unik në botë.

Kryeministri tha se në këtë ditë secili kërkon fjalët më të bukura dhe domethënëse për mësuesit dhe mësueset.

“Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit. Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ai ka vlerësuar se tani Kosovën e pret beteja e re e dijes.

“Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët! Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re! Urime dhe falemnderit mësuesve të te gjithë brezave”, ka shkruar ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test