Na ndiqni

Kosova

Pozita nuk voton rekomadiment VV-së dhe LDK-së, ndërpritet seanca

Nga: Bota sot Më: 1 mars 2018 Në ora: 13:01
Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) - Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi që nuk pati kuorum për t’u mbajtur ajo.

Mos kalimi i rekomandimeve të propozuara nga kryeministri Ramush Haradinaj solli edhe braktisjen e seancës nga deputetët e opozitës.

LDK dhe VV kanë lëshuar sallën ndërsa kryesuesi Xhavit Haliti tha se seanca ndërpritet pasi që nuk ka kuorum për t’u mbajtur ajo.

Për vazhdimin e seancës Haliti tha se do të vendos Kryesia në një mbledhje të saj.

Vazhdon debati në Kuvend, ankohet Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë deputetëve që mos të bëjnë moral të rrejshëm në lidhje me pagat, derisa theksoi se i ka mbet merak një krevat e vendosur në rrethojat e Qeverisë së Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha se Qeveria me politikat e saj po vazhdon të mirëmbaje sistemin e padrejtë, ku i pasuri po vazhdon të bëhej më i pasur dhe i varfëri më i varfër

Sipas saj, po të ishte VV në qeverisje sot do të diskutohej për nivelizimin e pagave dhe për barazi sociale

Asaj iu ka kundërpërgjigjur Haradinaj, duke i thënë se ata as në opozitë nuk kanë penguar me gaz të bëhet ligji për nivelizimin e pagave.

Haradinaj: Më mbeti merak një krevat të vjerrur në rrethojat e Qeverisë

“E keni lënë Kosovën në një moral të rrejshëm, ordiner dhe po doni ta mbijetoni atë moral të rrejshëm, nuk është ashtu më, nuk është koha që duhet ta kesh jakën e këmishës së kçyer për t’u dok i moralshëm, ose që po i pinë dy kafe më shumë dhe qenke i keq, ka shkuar ajo kohë, vet jemi deklaruar për një rend shoqëror të tillë, për një ekonomi të tregut, nëse doni ta zhvilloni këtë vend, mos i leni njerëzit që kanë përgjegjësi të nëpërkëmbur, si imunitetin e deputetit që e keni heq tash po mundohemi ta kthejmë edhe këta të gjykatës janë të dikujt, të gjithë jemi me parti e pa parti, e dimë si jemi. Nuk jam kundër kritikës për ngritjen e pagave, është me vend, e kam mirëprit çka kanë thënë qytetarët, i kam mirëprit edhe kravatat dhe më ka mbetur merak një, e kam pa të vjerrur, por mosni moral të rrejshëm se e morët në qaf këtë vend kështu”, tha ai.

Ai ka mohuar se zëvendësministrave iu ka rrit paga, derisa i ka thënë deputetit Sali Zyba që shpreson ta arsytojë pagën prej 2000 eurove si deputet dhe nëse i tepron le ta ndaj me të varfëritë.

Haradinaj: Po merr rrogë të paarsyeshëm

“Unë e marrë sot 1400-1500, me rritje 2900, t’i e merr 2000, unë kesh ka të them me çdo normë shumë më badihava po e merr ti“, tha ai.

Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të kësaj qeverie janë kryer punë të mirë por nuk mund të kryejnë punët për një ditë.

Haradinaj: Shteti jep para edhe në të zezën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke replikuar me deputetët ka thënë se duhet të dihet se shteti është shtet dhe ka disa shpenzime, obligime dhe jep para edhe në të zezën.

Haradinaj: Është një farë fukarallëku që po e shoh 

“Kjo ideja e shumë prej juve sa të ndershëm jeni me kursye popullin po del hipokrite sepse ne krejt e njohim njëri tjetrin dhe e dimë që i keni marrë krejt këto mëditje kur iu ka ardhë rendi, jeni shku, jeni hy e jeni dal, amo ndaluni diku sepse janë gjëra që i di populli, i kemi listat kush ka marrë mëditje, mundemi me i nxjerr me ua publiku diku edhe të gjithë marrin, nëse është problemi krejt i trajtojmë po e bëjmë një paket dhe vendim çka. .....Është pak e habitshme për mua, është një farë fukarallëku që po e shoh ku doni me ardhe, edhe pak duam me i kursye edhe letrat, mos të blejmë nja 10 letra, o shteti është shtet i ka do shpenzime, i ka do obligime, e ka një reprezentacion, jep para edhe në të zezën, ka raste të caktuar jep shteti për projekte të caktuara, për tema të caktuara, si në planin e brendshëm si ndërkombëtar, analizoni pak, ka mënyra të shmangies së procedurave, nuk mundesh me kthyer shtetin në kur simin në institucion“, tha Haradinaj.

Haradinaj: S’duhet me pas jakën e këmishës të shqyer për të tregu ndershmëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur pyetjeve dhe kritikave të deputetëve të Kuvendit sa i përket rritjes së pagave.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë rritur shumë punë të mëdha.

“6 muaj të kësaj qeverisje janë kryer punët më të mëdha për vendin. Nuk mundem me i korigju 20 vjet që kaluan, diku në  vend përgjegjësia duhet ti ketë parametrat e saj. Kemi gjetur qeverinë pa ligj, s’di kush e ka nal qeverinë me bo një ligj, ne nuk kemi gju gaz me ndalu ligjin për qeverinë. Pse s’u bo ligji për nivelizim të pagave, kështu e kam gjet qeverinë unë”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka kujtuar kohën kur ishte vet deputet i Kuvend, duke thënë se edhe atëherë rriteshin pagat dhe një gjë e tillë ishte normale.

“Janë 120 veta që vendosin për fatin e 2 milionë njerëzve, pse duhet me i lënë me paga të vogla. Këto janë pallavra që i shesin plot. Gjendja përmirësohet me njerëz që punojnë. E keni lënë Kosovën në mural të rrejshëm ordiner, nuk është koha që me pas jakën e këmishës së shkyme me tregu që je i ndershëm, ka shku ai vakt. Ndaqi me zhvillu këtë vend mos e leni njerëzit që kanë përgjegjësi të jetë të nëpërkëmbur. Nuk jam kundër kritikës për pagat, e kam mirëprit kritikën, i kam mirëprit krevatat dhe më ka mbet merak një, nuk kanë qenë aty kur erdha i kishin heq prej rrethojave”, ka përfunduar Haradinaj.

 

(E plotësuar) - Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi dhe deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu janë përplasur rreth pagës së kryeministrit dhe pagës së deputetëve.

Kuçi tha se vet Haxhiu e ka pagën 100 për qind më të madhe se sa kryeministri, derisa ai vet e ka 48 përqind pagën më të madhe se kryeministri.

Kuçi: Haxhiu e ka pagën 100 përqind më të madhe se kryeministri

 “120 deputetë këtu që jemi në sallë e kemi pagën me të madhe se kryeministri i Kosovës. Edhe nismëtarët, ata që i prinë kësaj nisme e kanë pagën më të madhe se kryeministri. Shembull, deputetja Albulena Haxhiu e ka pagën 100 përqind me të madhe, ose merr në fund të vitit pagë më të madhe se kryeministri i Kosovës. Edhe unë tash që po flas e kam pagën 48 mbi pagën e kryeministrit të Kosovës. Disa shokë të mi që janë anëtarë të bordeve të disa ndërmarrjeve e kanë pagën 400 përqind më të lartë se kryeministri i Kosovës dhe ata takohen vetëm 12 herë në vit. Ose më mirë të themi kanë 12 ditë punë në vit”, tha Kuçi.

 Kjo ka nxitur replikën e deputetes Haxhiu, e cila tha se pajtohet që paga e deputetëve është e lartë.

Haxhiu: Zotëri Kuçi, në imazhin tënd Kosova duket që është republikë qeveritare

“Zotëri Kuçi, në imazhin tënd Kosova duket që është Republikë qeveritare, kështu duke të dëgjuar çka po flet t’i konsideron se Kosova është Republikë qeveritare dhe po harron në fakt që Kosova është Republikë parlamentare dhe institucioni më i lartë në këtë vend është Kuvendi. Unë pajtohem plotësisht me ty që paga e deputetit është e lartë, dhe prandaj do të mbështes çfarëdo nisme që ka për qëllim uljen e pagës së deputetit. Është e papranueshme që deputeti të marrë pagë ndoshta shtatë fish se paga mesatare në vend dhe këtu po e them, jo vetëm unë por edhe grupi parlamentar i VV-së do të mbështes, ata që kanë nevojë për rritje janë qytetarët”, theksoi Haxhiu.

LDK me mocion kundër ngritjes së pagave për kabinetit qeveritar, Haradinaj: Nuk më dhimbset vetja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimin që ka marrë i prek një pakicë të qeveritarëve dhe shumica që fitojnë janë gjyqtarët dhe prokurorët.

Haradinaj në seancën e sotme, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, ka thënë se një pagë e lartë për presidentin, deputetin, është një pagë e dinjinjitetshem që duhet ta kenë.

Sipas tij, ky vendim i qeverisë e ka një implikim te gjyqtarët dhe prokurorët.

“Qeveritarët dalin një pakicë e vogël, ndërsa shumicë që përfitojnë nga ky vendim janë gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse ky vendim bien më dhimbset jo vetja e ministrat por më dhimben gjyqtarët e prokurorët”, tha ai.

Kurti: Rritja e pagave rehatim i partnerëve të koalicionit

Image

Kryetari i VV-së Albin Kurti duke folur në seancën e Kuvedit ku po mbahet interpelanca e kërkuar nga LDK për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kurti tha se shtatë Ministri janë të panevojshme ndërsa theksoi se në vend që të jenë 14 zëvendësministra janë 70.

Kurti tha se kjo Qeveri e madhe u bë e rëndë ndërsa pas vendimit të rritjes së pagave dhe akuzave tnga shoqëria civile dhe mediat morën vendim që të rritet paga e shërbyesve civilë.

Kurti tha se ky vendim i Qeverisë Haradinaj është rehatim i partnerëve të koalicionit.

Ajo u akuzuar ashpër nga tri javë më vonë ia rritu pagën edhe shërbyesve civilë

“70 veta janë rahat e bashkë me ta edhe familjarët e tyre. Kjo është një pakicë e imtë njerëzish që sundon”, tha Kurti.

Reçica: Ndihmat sociale janë ngritur në bazë të legjislacionit në fuqi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, duke folur për rritjen e ndihmës sociale, ka thënë se ngritja e ndihmës sociale për 20 %, është bazuar në legjislacionin në fuqi dhe do të ndikojë në zbutjen e varfërisë.

Ai tha se ndihma sociale është një burim i rëndësishëm për familjet që janë të varura për këto kategori.

Sipas tij, vlera mujore që nga themelimi i ndihmës sociale ka qenë ngritje vetëm dy herë, në vitin 2009, pesë euro dhe në vitin 2015 me 25 %.

“Aktualisht nga skema sociale përfitojnë mbi 26 mijë familje me mbi 160 anëtarë, të cilët marrin duke filluar nga 60 euro për një anëtar dhe 180 euro për familjet 15 anëtarëshe. Bazuar në legjislacionin në fuqi, shuma mujore e ndihmës sociale përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimit të konsumit të shportës së ushqimit, e cila duhet të harmonizohet me indeksin e çmimit të konsumit të shportës së ushqimit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se janë të vetëdijshëm që rritja prej 20 % nuk është e mjaftueshme por ministria ka përcaktuar që të angazhohen në punë nga një anëtar i familjes nga kategoria e dytë e përfituesve të ndihmës sociale, në mënyrë që mos të jenë të varur nga ndihmat sociale.

Hamza: Sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj

Për të arsyetuar vendimet për rritje të pagave në foltore ka dal ministri i Financave Bedri Hamza i cili tha se sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj.

Sipas tij ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen.

Duke iu drejtuar deputetes së VV-së Albulena Haxhiu,  Hamza e ka pyetur atë nëse ka diku në ndonjë vend që deputeti e ka pagën dyfish më të madhe sesa ministri.

LDK me mocion kundër ngritjes së pagave për kabinetit qeveritar

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke lexuar mocionin kundër rritjes së pagave të kabinetit qeveritar, para deputetëve ka kërkuar që Qeveria të anulojë vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar dhe sa më parë ta sjellë ligjin për pagat në sektorin publik.

Hoti tha se meqë paga e kryeministrit është dyfishuar me rregullore duhet të dyfishohen edhe pagat e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Vendimi i qeverisë i tejkalon kompetencat e përcaktuara me rregulloren e punës së qeverisë e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Qeverisë  për caktimin e pagave për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, ky vendim është i papranishëm pasi krijojnë një diferencë të madhe me elemente diskriminuese në mes të të ardhurave të grupeve shoqërore dhe kabinetit qeveritare“, tha Hoti.

LDK me mocion kundër ngritjes së pagave për kabinetit qeveritar

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke lexuar mocionin kundër rritjes së pagave të kabinetit qeveritar, para deputetëve ka kërkuar që Qeveria të anulojë vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar dhe sa më parë ta sjellë ligjin për pagat në sektorin publik.

Hoti tha se meqë paga e kryeministrit është dyfishuar me rregullore duhet të dyfishohen edhe pagat e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Vendimi i qeverisë i tejkalon kompetencat e përcaktuara me rregulloren e punës së qeverisë e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Qeverisë  për caktimin e pagave për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, ky vendim është i papranishëm pasi krijojnë një diferencë të madhe me elemente diskriminuese në mes të të ardhurave të grupeve shoqërore dhe kabinetit qeveritare“, tha Hoti.

Haradinaj: Paga e kryeminsitrit të Kosovës është e 69-ta në Kosovë

Image

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se paga e kryeministrit të Kosovës është në numrin rendor 69 në Kosovë.

Në interpelancën që ka filluar në lidhje me këtë vendim me kërkesë të LDK-së, Haradinaj tha se në bazë të rangut të përgjegjësive që mban kryeministri dhe ministrat nuk munden me qenë në numrin 69.

Megjithatë Haradinaj tha se vendimi i tij është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese dhe ai  është pezulluar derisa Gjykata ta marr vendimin.

“Sido që të jetë ai vendim ne do ta respektojmë, por është e habitshme indiferenca që ka ndodh në të kaluarën, leje kryeministrin apo ministrin por kryetari i KGJK-së ose kryeprokurori me lënë në vendin e 69 tregon orientimin tonë”, tha Haradinaj.

Sa i përket skemave sociale, Haradinaj tha se e kanë obligim për këto kategori.

Shtyhet interpelanca e Haradinajt për rastin Dehari

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me kërkesën e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta tërhequr interpelancën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Me vota unanime, është miratuar mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për ta shtyrë për një seancë tjetër interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rastin Dehari.

Fillon seanca, merr pjesë edhe Lista Serbe

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj të raportojë për vendimin për rritje të pagave.

Për dallim nga seancat e kaluara në të cilën pikë e rendit të ditës ishte ratifikimi I marrëveshjes me Malin e Zi, deputetët e Listës Serbe kanë ardhur në seancë.

Drejtpërdrejt nga vazhdimi i seancës, Haradinaj në interpelancë

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në interpelancë do të jetë kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas agjendës, pas interpelancës së kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar, pastaj vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale, do të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Po ashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016 dhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test