Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Do t’i kemi votat për demarkacionin, është çështje ditësh

Nga: Mediat Shqiptare Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 17:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se është çështje ditësh kur do t’i kenë votat për ta miratuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj i bëri këto komente në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ku shtoi se seanca për tema të tilla nuk kryhen për një ditë, por një pjesë e punës ndodhi, siç është ndryshimi i projektligjit nga komisioni për punë të jashtme.

Ai është shprehur optimistë se do të kryhen agjendat e parapara për ratifikimin e marrëveshjes me demarkacionit.

“Ne edhe shqiptarët i kemi pritur bukur gjatë, shyqyr jemi marr vesh me shqiptarë, besoj që do merremi vesh edhe me komunitetet tjera. Vërtet ka përmbajte për korrigjim dhe korrektim ashtu siç parasheh, do jemi së shpejti  çështje ditësh me votat e duhura”, tha ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test