Na ndiqni

Kosova

Haradinaj takohet me May, vazhdon përkrahja e Britanisë

Nga: klankosova Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:52
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në një takim zyrtar nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

Ai e falënderoi kryeministren May për mbështetjen historike dhënë Kosovës në periudhat më të rëndësishme të rrugës së shtetndërtimit.

“Që nga koha e luftës në vitin 1999 kur Mbretëria e Bashkuar ka qenë e vendosur në përkrahje të së drejtës së Kosovës, është po ajo përkrahje, po ajo gatishmëri. Kam kërkuar vëmendjen e Londrës zyrtare, të kryeministres për çështjet e mbetura të hapura për Kosovën. E kemi përkrahjen e parezervë”, ka thënë kryeministri, shkruan në komunikatën e kryeministrisë.

Më tej, Haradinaj tha se në takimin me May, është biseduar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, të drejtën e Kosovës në planin ndërkombëtar, por edhe për çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ndërkaq, kryeministrja britanike ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit në proceset integruese dhe në krijimin e një stabiliteti ekonomik dhe të sigurisë.

Në pritjen e May për Haradinajn, të pranishëm ishin edhe Boris Johnson, Sekretar i Jashtëm Britanik, Alan Duncan, ministër për Evropë dhe Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për Çështje Digjitale, Kulturë Medie dhe Sport dhe Amber Rudd, Sekretare e Shtetit për Punë të Brendshme.

Takimi u realizua në kuadër të pritjes që Kryeministrja May u bëri gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të cilët në Londër po qëndrojnë në kuadër të Samitit të WB6 organizuar nga BERZH, dhe ku Haradinaj prezantoi mbi 30 projekte potenciale për investim që kapin vlerën e rreth 600 milionë eurove.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test