Na ndiqni

Kosova

“Haradinaj u dorëzua në mënyrën më të poshtër të mundshme”, heshtet AAK-ja

Nga: Bota sot Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj

Ende pa u mbushur as 24 orë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka ndryshuar qëndrim për Demarkimin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Në seancën e së premtes, Haradinaj kritikoi me fjalë të rënda deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kundërshtonin votimin e Demarkacionit me Raportin e Shpejtim Bulliqit, me efekt juridik.

“A bon me ditë ku po ju dhemb. Qeveria e vendit tuaj, e taksapaguesve tuaj ka formuar një komision. Ky komision nuk është as i Qeverisë e as babës Hilmi. Është i Kosovës, çka keni që po ju pengon, ku po ju dhemb o vëllezër e motra”, ishin fjalët e Haradinajt, drejtuar deputetëve të LDK-së.

Por, ai është tërhequr nga këto fjalë të tij, pas gjetjes së konsensusit me PDK-në, LDK-në, Nismën e Alternativën, madje është pajtuar që raporti i Komisionit të cilin e themeloi vet, të merret vetëm si dokument orientues.

Duke sqaruar para gazetarëve vendimin e tij, Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë se ndryshimi substancial, ka ardhur pasi kjo ishte kërkesë e LDK-së, duke shtuar se tashmë janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes. 

“Në nenin 3, pika 1.2 thuhet se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara. Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK-së. Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes”, ka thënë kryeministri.

Heshtet AAK-ja

E në partinë e tij, AAK, nuk kanë pranuar të flasin se si pse erdhi deri te ky vendim i kësaj partie. E kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë se nuk ka informata për këtë marrëveshje, pasi gjendet jashtë vendit.

“Unë gjendem në Shqipëri dhe nuk jam e informuar për këtë”, ka thënë shkurt deputetja Kadrijaj.

Ndërsa, zyrtarë të tjerë të kësaj partie, nuk e kanë hapur telefonin.

Megjithatë, “dorëzimin” e Haradinajt për Demarkacionin, njohësit e zhvillimeve politike, e shohin si mashtrim të popullit.

Kelmendi: Haradinaj e jep edhe Klinën për postin e kryeministrit

Duke folur për gazetën “Bota sot”, analisti politik Jeton Kelmendi, ka thënë se veprimi i kryeministrit, është një farsë politike. Sipas tij, Haradinaj mund t’ia nënshkruajë edhe Kinës e Rusisë territorin e Kosovës, vetëm për të mbetur kryeministër.

“Dorëzimi kaq i shpejtë i Ramush Haradinajt se një herë thotë se asesesi asnjë shkronjë nuk i ndërrohet e më pastaj del komplet e ndryshon qëndrimin, mendoj se është një farsë politike. Vetëm kjo mjafton për ta kuptuar qytetari se çka është në gjendje të bëjë ai për një karrige të kryeministrit. Jo vetëm Çakorrin e Kullën, por edhe deri te Klina është në gjendje t’ia nënshkruajë Malit të Zi, Kinës a Rusisë, ose kujdo, vetëm që të mbetet si kryeministër”, është shprehur Kelmendi.

Ai ka theksuar se përveç Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha partitë tjera, kanë bërë mashtrime ordinere me këtë marrëveshje.

Sipas analistit, deklarata e dy presidentëve Thaçi e Vujanoviq, si dhe raporti i Bulliqit, janë bërë për të pasur një fuqi më të madhe për ta mashtruar populli se po shitet toka shqiptare.

“Realisht duhet të themi një fakt se kanë qenë mashtrime ordinere edhe të LDK-së, të AAK-së dhe e gjithë spektrit politik me përjashtim të Vetëvendosjes se gjoja kjo është bërë në të mire të vendit. Jo, kjo është bërë për të keqen e këtij vendi dhe duhet të shpjegohet se as deklarata boshe e presidentëve Thaçi e Vujanoviq, as dokumenti shumë shkencor dhe shumë i thatë i Bulliqit, e as dokumente të tjera nuk kanë aspak juridiksion, të gjitha janë bërë sa për të pasur një fuqi më të madhe për ta mashtruar këtë popull se po shitet ajo tokë shqiptare. Kjo dëshmon se këta liderë në radhë të parë shohin karrigen e tyre dhe se janë në gjendje ta shesin tokën e atdheut për pushtet. Kulmi i kësaj është festimi”, ka pohuar Kelmendi.

Ai konsideron se Haradinaj u dorëzua në mënyrën më të poshtër të mundshme.

“Për tre vjet e mbajti peng dhe më në fund u dorëzua në mënyrën më të poshtër të mundshme Ramush Haradinaj. Me këtë dëshmohet se sa të etur janë për pushtet këta njerëz, kur edhe tokën e tyre janë në gjendje ta shesin për pak pushtet”, ka përfunduar për “Bota sot”, Jeton Kelmendi.

Shahu: Individë që shkelin kauzat për hir të pushtetit

Edhe sipas analistit tjetër Rexhep Shahu, veprimet e Ramush Haradinajt, tregojnë se në Kosovë nuk ka parti ose individë që vdesin për kauza, po të tillë që shkelin mbi kauzat për hir të pushtetit.

“Pushteti, lakmia për pushtet dhe përgjegjësia që ke dhe ndjen kur je në pushtet, është ndryshe nga përgjegjësia kur je në opozitë. Në opozitë bëhet hajgare, në pushtet ecet nëpër shina. Duhet argument e forcë e madhe për të dalë nga shinat. Kjo tregon se nuk kemi parti apo individë që vdesin për kauzat e tyre, por kemi parti dhe individë që shkelin mbi kauzat për hir të pushtetit”, ka thënë Shahu për “Bota sot”.

Ndërsa, Faton Mehmeti, njohës i çështjeve politike, mendon se Haradinaj është detyruar të pranojë kushtin e LDK-së, pasi atij i është dhënë afat që të miratohet Demarkacioni brenda muajit shkurt.

Ndryshe, sipas Mehmetit, do të pasonte dorëheqja e tij.

“Kam përshtypjen që Ramushit i është dhënë afat që ose të miratojë Demarkacionin brenda shkurtit, ose të ecë në shtëpi. Në këtë sens të presionit të kohës, Haradinaj është detyruar të pranojë çdo gjë që propozon opozita, vetëm që të miratohet Demarkacioni. Për Ramushin, miratimi i Demarkacionit do të thotë shpëtim i përkohshëm dhe krekosje se e mbajta fjalën, që do ta kryejë këtë punë”, ka pohuar ai, për “Bota sot”.

Mehmeti ka theksuar se fituese e gjithë kësaj është LDK-ja, derisa ka thënë se Demarkacioni nuk do të kalojë pa telashe të mërkurën, për shkak të kundërshtimit nga Vetëvendosje.

VV rikthen gazin në Kuvend?

Madje, ai nuk përjashton mundësinë që VV-ja të hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo është fitore e LDK-së ndaj Qeverisë, e cila është nënshtruar si kurrë më parë. Gjithsesi, është mirë që Demarkacioni të kryhet sa më parë, pasi zhbllokohet një proces që e ka lidhur vendin, duke e stagnuar në vend. Edhe pse nuk besoj se do të kalojë pa telashe të mëkurën ky proces, kur dihet se VV e kundërshton dhe me gjasë do të hedhë prapë gaz lotsjellës, duke rrezikuar që të shkohet në përplasje në Kuvend. Por, Ramushi u dorëzua jo si mace, jo si gicë”, ka shtuar për “Bota sot”, Faton Mehmeti.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Demarkacionit, do të mbahet të mërkurën

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test