Na ndiqni

Kosova

Agim Veliu, flet pas pajtimit të Haradinajt me versionin e LDK’së për demarkacion

Nga: Express Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:45
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë informacion zyrtar lidhur me pajtueshmërinë e Ramush Haradinajt lidhur me propozimin e LDK’së për demarkacionin me Malin e Zi. Por, ka thënë se e përshëndesin nëse ka ndodhur një pajtim i tillë.

“Nëse ka ndodhur një pajtim i tillë e përshëndesim. LDK do ta votojë demarkacionin bazuar më Marrëveshjen e vitit 2015, dokumentin e Presidentëve dhe raportin informues të Komisionit të ri Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, ka thënë Veliu, të shtunën.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar për mediat vendore se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrin Haradinaj prezentë ka qenë edhe Kadri Veseli

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test