Na ndiqni

Kosova

Krasniqi: A mund te votohet tradhetia dhe patriotizmi ne pako?

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:48
Agim Krasniqi

Ish zëvendësministri i Financave nga LDK, Agim Krasniqi, ka reaguar për zhvillimet e fundit sa i përket demarkacionit.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se nuk shkojnë bashkë edhe marrëveshja e 2015-tës edhe Raporti i Bulliqit.

Ai i ka bërë thirrje Matoshit ta bind Listën Serbe me të cilët po ndan pushtetin, për të votuar versionin e tyre.

A mund te votohet tradhetia dhe patriotizmi ne pako?

Te votosh në pako marrveshjen e vitit 2015 mes Kosovës e Malit te Zi për demarkacionin dhe në të njejten kohe Raportin e Komisionit të Bulliqit është si të votosh dy pole krejtesisht të kunderta, si të thuash se jugu paraqet veriun. Prandaj askush nuk ka te drejt të kërkoj një gjë të till nga LDK-ja, e me se paku z. Matoshi dha ata qe shpiken tradhtaret dhe patriotet. Le ta bind ky zotri Listen serbe me të cilët po ndan pushtetin për të votuar versionin e tyre. 

Kush po i mban qytetaret e izoluar tani është e qartë. Mos i përzieni adresat me apo pa qëllim. Askush nuk ka të drejt të mbajë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar e pa perspektiv.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test