Na ndiqni

Kosova

Shtyhet pa afat seanca për demarkacionin

Nga: koha Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:52
Demarkacionin

Tani është shtyrë pa afat seanca për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet nesër më datë 20 shkurt.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë seancë për demarkacionin të martën

Haradinaj ka shtuar se është një temë që ka pritur gati tre vjet e nuk bëhet asgjë nëse pret edhe një javë.

Ai shtoi se duhet të ketë diskutime më të gjithë e jo vetëm me Listën Serbe.

“Marrëveshja bashkë me ligjin duhet të jenë një dokument për votim në Kuvend”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se megjithatë, deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, tha se për ta prioritet është Asociacioni i Komunave Serbe e jo demarkacioni.

koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test