Na ndiqni

Kosova

Thaçi: Haradinaj është i njoftuar me deklaratën për demarkacionin

Nga: koha Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media në të cilën njoftoi për deklaratën e përbashkët me kryetarin e Malit të Zi për ratifikimin e demarkacionit, ka treguar se lidhur me këtë deklaratë është i njoftuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Po, kryeministri është i njoftuar me këtë deklaratë, e ka lexuar dhe e ka pranuar atë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka paralajmëruar konsultime të shpejta me partitë politike me qëllim që marrëveshja të ratifikohet sa më shpejt.

Haradinaj ka qenë kundërshtari më i madh i marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi.

koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test