Na ndiqni

Kosova

EKSKLUZIVE: Nënshkruhet marrëveshja për korigjimin e Demarkacionit

Nga: klankosova Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:30
Demarkacioni

Mediat marrin vesh ekzkluzivisht se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq kanë rënë dakord që të nënshkruajnë marrëveshje për korigjimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Sipas burimeve mediave, kjo marrëveshje është arritur gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë dy ditë më parë.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy homologëve lidhur me këtë çështje të hapur mes të dyja shteteve tash e sa kohë pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Markoviq gjatë vizitës në Kosovë la të kuptohet se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.

Ai në një konferencë për media bashkë me homologun kosovar ka deklaruar se në takimin me Haradinaj është diskutuar për një zgjidhje të mundshme që të arrihet në një marrëveshje miqsh për miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Demarkacioni me Malin e Zi tash e tri vjet mbetet tema më e nxehtë dhe më problematike për vendin.

Kjo çështje, mospërmbyllja e së cilës i ka lënë qytetarët kosovarë pa liberalizim të vizave solli përplasje të ashpra në skenën politike kosovare.

Ishte tash kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që atëherë ishte në opozitë bashkë me Vetëvendosjen dhe Nisman e që kundërshtuan këtë marrëveshje me të gjitha mënyrat duke e cilësuar si marrëveshje që i humb kogja territor Kosovës.

Derisa opozita e kundërshtonte, pozita insistonte se marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi është në rregull dhe se e njejta duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës.

Në kohën kur opozita dhe pozita kosovare nuk po merreshin vesh për këtë temë, ndërkombëtarët ishin shumë kritik për zhagitjen e këtij procesi.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test