Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Kompleksi “Adem Jashari” do ta marr trajtimin e merituar

Nga: KosovaPress Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:21
Homazhet në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e ka filluar me homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ku bashkë me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar kanë vendosur kurora lulesh në varret e Jasharajve.

Haradinaj  ka kujtuar heroizmin e familjes Jashari, duke e cilësuar Prekazin si vend i sakrificës.

Haradinaj: Prekazi vendi i sakrificës

 “Jemi këtu në vendin e sakrificës, vendin e kthesës në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, përulemi me respekt”, tha Haradinaj.

 I pyetur për gjendjen jo të mirë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, për të cilin janë investuar miliona euro, Haradinaj pohoi se është nder për institucionet e vendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për rregullimin e këtij kompleksi.

Haradinaj: Institucionet do të ndërmarrin masat e nevojshme për kompleksin “Adem Jashari”

“Është nder që ky vend të nderohet nga institucionet e vendit dhe çdo veprim i nevojshëm i paraparë do të ndërmerret në kohën e duhur.  D.m.th. s’ka asnjë pengesë që mos ta nderojmë veten dhe këtë vend të nderum dhe të shenjtë”, tha Haradinaj.

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë Haradinaj do të bëjë homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet, te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Velani si dhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test