Na ndiqni

Kosova

Haradinaj për deklaratat e shkëmbimit të territoreve: Habitem se kush po i nxit këto debate?

Nga: Indeksonline Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:44
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt të 29-ën me radhë.

Përpos shumë temave që janë diskutuar me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar edhe me raportimet e fundit për “shkëmbim territoresh”.

Haradinaj i ka quajtur këto deklarime qesharake për ndarje apo shkëmbime territoresh.

“Janë qesharake këto. Nuk janë serioze. Habitem nganjëherë se kush po i nxit dhe pse po i nxit debat në Kosovë dhe mediat tona duhet të kenë pak kujdes. Nuk janë biseda fort me i absorbu ne. Do të jemi të kujdesshëm. Jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës së sotme. Kosova është Kosovë, ajo që e kemi shpall. Mbetet kështu”, tha ai.

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test