Na ndiqni

Kosova

Gjinekologu që u plagos sot po lufton për jetën

Nga: Express Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Gjinekologu kosovar, Premtim Gojani, i cili në mëngjesin e sotëm u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., është duke luftuar për jetën. Ai momentalisht ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Amerikan. Operimi pritet të zgjasë edhe disa orë

U plagos me tre plumba para derës së shtëpisë në lagjen "Marigona" të Graçanicës. Mjeku kosovar, Premtim Gojani, tash e disa orë gjendet në sallën e operacionit ku mjekët e Spitalit Amerikan janë duke bërë përpjekje që plumbat Gojanit t’ia nxjerrin nga trupi. 

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës, të afërta me mjekun kosovar.
“Ai tash e një kohë është futur në operim në sallën e spitalit. Po pritet që të zgjasë operimi. Shpresojmë që ta kalojë sa më lehtë”, kanë thënë burimet.

Premtim Gojani, mjeku kosovar, u plagos në mëngjesin e sotëm nga dhëndri i tij F.F., 64 vjeç, në sy të familjarëve.

Arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë. I dyshuari F.F., 64 vjeç, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Express
Komentet
Sondazh A do të bëhet Kosova me ushtri në 2018-tën?
test