Na ndiqni

Kosova

Për festën e pavarësisë prezantohen produkte vendore

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 07:29
Ilustrim

Në kuadër të manifestimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencë me akterët relevant për të shpalosur të arriturat dhe sfidat e dekadës së pavarësisë.

Ky aktivitet do të organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesë kryesore të këtij aktiviteti do të jenë diskutimet nga bartësit kryesor të institucioneve të Republikës të Kosovës, ndarja e medaljeve presidenciale për ndërmarrjet me kontributin më të madh në punësim, buxhet dhe eksport, si dhe ekspozita e prodhimeve vendore.

Në këtë aktivitet përveç ekspozimit të produkteve kosovare, do të prezantohet një raport i shkurtër mbi sfidat e eksportuesve kosovar në tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Komentet
Sondazh A do të bëhet Kosova me ushtri në 2018-tën?
test