Na ndiqni

Kosova

Donika Gërvalla iu kërkon falje familjeve të viktimave të SHIK-ut

Nga: Bota sot Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Donika Gërvalla

Ish Kryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, është dorëhequr nga kjo parti pas 27 vitesh.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, ajo ka konfirmuar se po largohet nga LDK-ja, për shkak se siç ka thënë ajo, Lidhja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është degjeneuar.

Megjithatë, Gërvalla ka thënë se rruga dhe qëndrimi I saj, nuk do të ndryshojnë, pasi ka thënë se do të punojë për çlirimin e Kosovës nga kastat e saj kriminale, përcjell Bota sot.

“Rruga ime dhe qëndrimi im mbeten të pandryshuara. Janë synimet dhe qëndrimet, të cilat na bënë të fortë dhe na sollën respektin e qytetarëve dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Mbi këtë bazë do të vazhdoj punën time në Kosovë dhe jashtë saj për demokraci dhe çlirimin e Kosovës nga kastat e saj kriminale dhe të korruptuara”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shprehur respektin e saj për veprimtarët që punuan për të mirën e Kosovës, derisa familjarëvë të viktimave të SHIK-ut, u ka kërkuar falje.

Sipas vajzës së atdhetarit Jusuf Gërvallla, LDK edhe pse ishte në pushtet, nuk bëri asgjë në zbardhjen e vrasjeve politike.

“Mbetet respekti i thellë për ata mijëra veprimtarë, të cilët në Kosovë dhe në mërgatë me shumë punë e përkushtim nuk u dorëzuan asnjëherë para sfidave të panumërta dhe më parë se për veten menduan dhe punuan për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Falje iu kërkoj familjeve të viktimave të SHIK-ut për faktin që nuk arritëm në gjithë këto vite, edhe pse LDK ishte vite me radhë në pushtet, të bëjmë asgjë për zbardhjen e vrasjeve politike dhe nxjerrjen para drejtësisë të kriminelëve”, është shprehur Donika Gërvalla.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test