Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Rusia e interesuar për destabilizimin e Ballkanit

Nga: lajmi Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 17:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për vizitë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen amerikane “The Daily Beast”.

Kryeministri Haradinaj në këtë intervistë tha se e ka në plan që të bisedojë me Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit amerikan, lidhur me problemet e sigurisë të cilat po e rrezikojnë stabilitetin e Kosovës.

Haradinaj tha se Kosovën po e shqetësojnë tri probleme kryesore dhe ato janë konflikti i pazgjidhur me Serbinë e cila po mbështetet nga Moska, kosovarët që po rekrutohen në luftërat e huaja në Siri, si dhe grupet mafioze të cilat po operojnë në veri të vendit,

Bota nuk duhet të injorojë asnjë aspekt të situatës së ndjeshme në Ballkan, dyshoj që Kremlini është me të vërtetë i interesuar për stabilitietin në Ballkan. Ne mendojmë se Rusia është e interesuar që t’a mbajë Ballkanin në krizë të thellë, dhe në këtë mënyrë të jap përshtypjen se Perëndimi, Europa dhe Washingtoni janë të paafta për të zgjidhur këtë situatë”, shtoi Haradinaj.

“Agjenda e Rusisë është që në Ballkan të zgjojë ndjenjat nacionaliste, dhe kjo është shqetësuese, si dhe e papranueshme për regjionin tonë, të gjithë duhet të jemi kundër kësaj çasje të Rusisë” deklaroi Haradinaj.

“Besojmë shumë që lideri botëror të mbështesë ushtrinë dhe ekonominë tonë, sepse aq sa kemi parë nga lufta e fundit, të gjitha dilemat përfundojnë kur ekziston një ushtri e fortë” 

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test